Kjo pajisje e fundit, ndihmon për të ndjekur hap pas hapi klinetin në krijimin e një programi personal duke përdorur aparaturat e tjera.
Programi personal që realizon kjo pajisje merr parasysh shkaqet fiziologjike dhe teknologjike për të cilat janë projektuar aparaturat për trajtimin në dobësim dhe tonifikim, si dhe karakteristikat morfologjike dhe pamjen e personit. Realizon kështu, programin më të përshtatshëm me të dhënat e klientit duke krijuar kështu një arkiv të klientëve që shërben për kontrollet e mëtejshme. Programi personal ruan në mënyrë elektronike të gjithë matjet: gjatësi, perimetër, peshë dhe analizën trupore (masa yndyrore, masa muskulare, masa ujore etj.) duke shmangur çdo mundësi gabimi. Tregon për çdo klient peshën ideale dhe numrin e seancave.