Pyetjet e mëposhtëme na drejtohen në 90% të rasteve. Shpresojmë që t'ju ndihmojmë me përgjigjet tona.
Sot ka disa qendra dobësimi. Pse duhet të zgjedh qendrën EquiLybra?
EquiLybra nuk drejtohet nga persona që dinë vetëm të përdorin aparaturat apo nga biznesmenë që kanë investuar në këtë fushë pa patur njohuritë e duhura. Nutricioniste Arlinda Garuci ka studiuar Erboristeri, Fitoterapi dhe është specializuar në shkencat e të ushqyerit në Itali. Ajo është e vetmja specialiste e sektorit që ka eksperiencë pune në një qendër dobësimi si nutricioniste në vendet perëndimore (Milano, deri në Janar 2014). Në EquiLybra nuk premtohen mrekullira me dobësime drastike, por ndiqet një plan dobësimi bashkëkohor, gradual dhe mbi të gjitha i shëndetshëm. Kiti i aparaturave SLIMUP TOP CENTER mban firmën e SAUNA ITALIA, një kompani me eksperiencë 40 vjeçare në këtë sektor. Nga aparaturat aktualisht në Shqipëri, SLIMUP TOP CENTER është më i shtrenjti dhe më i njohuri për arritjen e rezultateve.
Si funksionojnë seancat për dobësim dhe sa zgjasin?
Pas konsulences, krijohet arkivi i seancave me programet e duhura. Mund të zgjidhni që ti ndiqni seancat 3 herë në javë me një kohëzgjatje maksimumi 90 minuta ose çdo ditë maksimumi 45 minuta. Për më shumë informacion mbi aparaturat, ju ftojmë te lexoni:
Sa kg mund të humben me paketat për dobësim?
Për 32 seancat e paketës së plotë (SLIM ULTRA), mesatarisht klientët kanë humbur 7-9 kg. Një dobësim gradual dhe mbi të gjitha i shëndetshëm, duke ruajtur kështu elasticitetin e lëkurës së trupit.
Lejohet marrja e lëngjeve në EquiLybra?
Po, mund të konsumohen ujë apo lëngje të ndryshme para ose pas seancave.
A më ndihmon qendra EquiLybra me celulitin?
Për një trajtim intensiv anti-celulit, qendra EquiLybra ju këshillon paketën LIPOCELL, me 20 seanca dhe programe specifike kundër celulitit.
Çfarë duhet të sjellë me vete për të kryer seancat?
Këshillohet të merrni me vete një palë rroba banjo. Gjërat e tjera të nevojshme do mundësohen nga qendra EquiLybra.
Kanë trajtimet për dobësim limit moshe?
Trajtimi me aparatura duhet të ndiqet nga personat me moshe 16-60 vjeç. Për moshat e tjera këshillohet dobësimi me dietë dhe aktivitet fizik.
A janë të rrezikshme seancat për dobësim?
Aparaturat e qendrës EquiLybra i përkasin gjeneratës së fundit dhe janë Made In Italy. Nuk kanë asnjë efekt anësor dhe përveç proceseve SLIM, TONE dhe MODEL, japin gjendje relaksi dhe nxjerrin jashtë toksinat e trupit. Mjekët në Itali rakomandojnë këtë kit apraturash për të githë personat që për shkak të mbipeshës nuk ndjekin dot një palestër aktive.
Çfarë metode përdorni për të formuluar një dietë?
Në bazë të analizës trupore që bëhet në mënyrë kompiuterike gjatë konsulencës, elaborohen të dhenat e klientit dhe formulohet një dietë individuale dhe e saktë.
Jam nga rrethet dhe nuk mund ti ndjek seancat në Tiranë. Çfarë më këshilloni?
Ata që nuk banojnë në Tiranë, i ftojmë të vizitojnë qendrën tonë në Tiranë për një konsulencë. Për trajtimet në distancë, mund të ndërthuret dieta individuale me trajtimin bimor (drenant dhe kafe jeshile). Kjo paketë përfshin 1 kontroll në muaj për 3 muajt e parë.
Unë nuk jam e shëndoshë, por kam nevojë për tonifikim. A ka një trajtim për mua?
Po, aparaturat tona kanë të gjitha programet për tonifikim, krahas atyre për dobësim dhe modelim.
A do i marr përsëri kilet e humbura?
Qëllimi jonë është që të edukojmë klientin me një regjim ushqimor të shëndetshëm. Në rast se arrihet që dieta të kthehet në një regjim ushqimor në përfundim të trajtimit, kjo do të thotë se klienti nuk do marrë më kilogramët e humbur.
A mund të kombinohen seancat për dobësim me palestrën apo aerobinë?
Po, këshillohet shumë që gjatë trajtimit me aparatura, të kryhet edhe aktivitet fizik (ecje, aerobi etj.).
Kontaktoni