RADIOFREKUENCA

Bio Life Poration është një aparaturë e gjeneratës të së ardhmes. Sot paraqitet tek të rejat e fushës estetiko-mjekesore mbarëbotërore, e cila i vjen në ndihmë atyre që po dobësohen e duan të parandalojnë humbjen e elasticitetit të lëkurës, si dhe të gjithë atyre që tashmë e kanë humbur atë.

Me anë të saj arrijmë:

Trajtim antirudhë për fytyrë, qafë, dekolte dhe bark
Trajtim antiakne
Rimodelim të trupit në rastet e adipozitetit të lokalizuar
Rimodelim të trupit në rastet e celulitit


Radiofrequenza është një metodikë joinvazive, e cila riaktivizon eko-sistemin e lekurës. Për indet e gjalla, ajo është një energji kuruese, e cila kundërshton me efikasitet shenjat e plakjes, duke përtërirë indet, rrit oksigjenimin e fytyrës, shkurton fibrat, në menyrë që te rikrijojë tendosjen e lekurës dhe deri duke dyfishuar prodhimin e kolagjenit te ri nga fibroblastet, si dhe shton elastinën e acidin hyjaluronik në mënyrë natyrale.


Kjo energji gjithashtu rrit në mënyrë domethënëse drenazhin dhe ngrohtësia e saj që shkon deri në hypodermë, shkakton një zinxhir reaksionesh kimikë pozitive ku përfshihet përmirësimi i mikroqarkullimit, shtysa e duhur sistemit limfatik dhe shkrirja e qelizave dhjamore.

Kur bashkë me radiofrekuencën përdorim edhe elektroporatorin, që përveçse i bën një gjimnastikë në miniaturë muskujve të lëkurës, na bën të mundur që produktet e çmuara për lëkurën tonë të depërtojnë në shtresën e thellë të lëkurës. Ndërkohë që do të na duheshin 6 muaj përdorim i rregullt që një maskë e mirë për rastin tonë apo një serumi që të arrijë dermën, shtresën e thellë të lëkurës, me elekroporator krijojmë mikrokanale që e përçojnë produktin aty në 20 minuta.



Rezultatet e Bio Life Poration në fytyrë sot janë quajtur: “lifting pa bisturi” dhe duken që në seancat e para. Përmirësimi vazhdon në ditët që vijojnë e qëndron në kohë.

Lëkura ndriçon e rrezaton jetë, rudhat e vogla zhduken e ato më të thellat sheshohen, aknet përthahen dhe poret zvogëlohen dhe trupi rimodelohet.


Për më shumë info, kontaktoni në numrin: 069 3755185


Your browser doesn't support HTML5 video.